Gjatë fjalimit të tij dje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se anulimi i ndihmës financiare për Ukrainën mund të çojë në krizë në vendet e Ballkanit, transmeton Kosova Post.
“Nëse ne largohemi dhe Rusia i reziston sulmit të tyre dhe mund Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? pyeti ai.
“Rusia mund ta fitojë luftën brenda disa javësh”
Ndihmësit kryesorë të Biden u thanë hapur ligjvënësve në një takim privat të mërkurën se nëse Kongresi nuk e miraton së shpejti ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, Rusia mund ta fitojë luftën brenda javësh – në rastin më të mirë muajsh, raporton NBC News.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines thanë në atë kohë se nuk ishte rastësi që Putini filloi sulmin e tij më të madh ajror që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, pasi Kongresi nuk miratoi më shumë ndihmë muajin e kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Na ndiqni në faqen tonë në Facebook.