Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë në trafik, për shkak kushteve atmosferike.
Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe ngrica.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook