Rastet kur personat humbin jetën tragjikisht, nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:05 në rrugën “Luan Haradinaj”, në qytetin e Mitrovicës, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia, thuhet se një person për shkaqe ende të panjohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Me të dërguar në spitalin rajonal, mjeku kudjestar e ka caktuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML.
Ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet./KosovaPost/