Punimet që nisën katër vite më parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, janë duke vazhduar ende.
Së fundmi Bashkësia Islame e Kosovës, ka publikuar fotografi nga punimet që po kryhen në këtë pjesë.
Kujtojmë se ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve musliman.
Bashkësia Islame kërkonte që Xhamia e Madhe të ndërtohet në qendër të Prishtinës, por Komuna e Prishtinës kishte vështirësi në gjetjen e lokacionit.
Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë. /Telegrafi/