Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga viti 2025.
Kjo është bërë e ditur nga ky institucion ku edhe kanë inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Bashkësia Islame e Kosovës përgjatë gjithë vitit, së bashku me Shoqatën “Bereqeti” pandërprerë ka qenë pranë secilës familje në nevojë, mirëpo ndihma ndaj fëmijëve jetimë zë një vend edhe më të veçantë.