Bislimi takon drejtorin e MPJ-së së Holandës, flasin për Kosovën e rajonin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot drejtorin e departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, për të diskutuar mbi situatën aktuale në vend dhe avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot drejtorin e departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, i cili u shoqërua nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Gjatë takimit, u diskutua mbi situatën aktuale në vend dhe rajon.

“Zëvendëskryeministri shprehu angazhimin e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Kosova në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Mes tjerash, Bislimi e falënderoi Weststrate për takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Holandës ndaj Kosovës. 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish