Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka vizituar Qendrën e themeluar së fundmi të studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës.
Ai ka thënë se qeveria punon vazhdimisht për krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe mbështetës.
“Iniciativa për krijimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, është një përpjekje e rëndësishme që synon të promovojë përfshirjen dhe zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës”, ka thënë Bislimi.
Në këtë vizitë ishte prezent dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe pjesëmarrës nga organizata joqeveritare e shoqëria civile dhe studentë.
























