Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë që pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq po i lavdëron modelet e autonomive në Evropë, t’ua japë një të tillë komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, përcjell KosovaPost.
“Vuçiqi po i lavdëron modelet e autonomive evropiane. Ai duhet të udhëheqë me shembull duke ua ofruar një model të tillë shqiptarëve në tri komunat në jug”, ka shkruar Bislimi në X.
“Ka më shumë shqiptarë në Serbi sesa serbë në Kosovë”, ka përfunduar ai.