Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkoi të enjten në Turqi për të biseduar rreth vendosjes së stabilitetit në Siri.
Blinken u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në aeroportin Esenboga të Ankarasë pasi vizitoi Jordaninë në udhëtimin e tij të parë në rajon që nga rrëzimi i qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad të dielën.
Presidenca turke ka shpërndarë një fotografi nga takimi i Erdoganit me Blinken në një postim në X, por nuk ka dhënë detaje rreth bisedimeve.
Blinken dhe Erdogan diskutuan zhvillimet e fundit në Siri, Blinken vë në dukje interesin e përbashkët të ShBA-së dhe Turqisë për të mbështetur një tranzicion politik të udhëhequr nga Siria në një qeveri të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Mattheë Miller.
Blinken do të takohet të premten me ministrin e jashtëm turk, Hakan Fidan.
Aleatët e NATO-s, Uashingtoni dhe Ankaraja mbështetën rebelët sirianë gjatë luftës civile 13-vjeçare, por interesat e tyre u përplasën veçanërisht kur bëhej fjalë për një nga fraksionet rebele – Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, shkruan Reuters, transmeton kk.