Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri një vizitë të papritur në Irak të premten, ndërsa shpërthime të shumta, që besohet të jenë sulme ajrore izraelite, u dëgjuan në kryeqytetin sirian Damask, sipas Aljazeera-s.
Qyteti Sweida në jugperëndim të Sirisë është goditur gjithashtu nga sulmet e dyshuara izraelite, transmeton Klankosova.tv.Sulmet izraelite ndodhën ndërsa qindra mijëra sirianë dolën në rrugët e Damaskut dhe qyteteve të tjera të premten mbrëma për të festuar rënien e regjimit të al-Assad.