Studentët në Serbi kanë thirrur një grevë të përgjithshme në Novi Sad këtë të premte, ku përgjatë ditës u bllokuan kryqëzimet kryesore në Beograd.
Protesta ka vijuar për disa orë, ndërsa pjesë e saj ishin mësues, juristë, punonjës të sektorit të IT-së dhe qytetarë. Ndërkohë, në disa qytete të Serbisë u mbajtën këtë të premte homazhe për viktimat e shembjes së ccatisë së stacionit të trenit në Novi Sad.
Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme. Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, pas asaj të mbajtur më 24 janar, ndërsa sipas mediave serbe, shumica e institucioneve do të bllokohen.
Kujtojmë, se protestat studentore në Serbi po zhvillohen tashmë prej disa muajsh dhe udhëhiqen nga studentët, por të mbështetua nga sindikata dhe shoqata të ndryshme profesionale. Protestat kanë shpërthyer si pasojë e tragjedisë së stacionit hekurudhor ne Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona.
Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, duke thënë se në Serbi nuk do të ndodhë një revolucion me ngjyra si ato që kanë ndodhur në vendet e tjera të evropës juglindore. Protesta shtynë në dorëheqje kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetarin e bashkisë së Novi Sadit, Milan Gjuriç.


























