Boksieri nga Kosova Labinot Xhoxhaj, është shpallur kampion i Evropës në peshat e rënda EBU.
Ai e ka mposhtur ukrainasin Oleksandr Zakhozhyi, me vendim unanim të gjyqtarëve, me rezultat, 116-112, 115-111 dhe 116-110.
Xhoxhaj, e nokautoi kundërshtarin në rundin e 10-të, por Zakhozhyi u ngrit.
Meçi u zhvillua në 12 runde, transmeton Klankosova.tv
31-vjeçari raportohet se është boksieri i parë me nënshtetësi kosovare që shpallet kampion i peshave të rënda në federaten më prestigjioze evropiane EBU.
Ky titull ishte fituar në vitin 2002 edhe nga Luan Krasniqi, por i cili në atë kohë përfaqësonte Gjermaninë.
Ukrainasi Oleksandr Zakhozhyi, në këtë mbremje ka pasur të bokësojë ndaj kosovarit Arnold Gjergjaj, por ditë më parë u lëndua në stërvitje dhe si zëvëdësues erdhi Labinot Xhoxhaj.