Në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës u zhvillua turneu i boksit “Open Balkan”, ku shqiptari Leo Xhangoli mposhti serbin Vukajloviq-Vuk Krusevac dhe më pas i tregoi para syve flamurin kuqezi.
Në këtë kompeticion ku morën pjesë boksierët më të mirë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, spikati Leo Xhangoli, i cili zhvilloi ndeshjen kryesore e eventit.
17-vjeçari durrsak që përfaqëson klubin e Teutës dhe garon në peshën deri 80 kg, mundi me pikë boksierin serb Vukajloviq Vuk-Krushevac pas një ndeshje tepër emocionuese.
Xhangoli ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albanians, ai theksoi se ngritja e flamurit shqiptar nuk ishte për provokim.
“Ishte raundi i tretë që unë fitova. E kisha planifikuar që pasi të fitojë ndeshjen do ta ngre flamurin në ring dhe mora flamurin rreth ringut. Nuk ishte për provokim”-tha ai.