Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell dënoi sulmin izraelit, ku mbetën të vrarë 7 punonjës të organizatës joqeveritare amerikane World Central Kitchen në Gaza, ndërsa kërkon fillimi e shpejtë t♪7 një hetimi për ngjarjen.
“Unë dënoj këtë sulm dhe kërkoj nisjen e një hetimi sa më shpejt që të jetë mundur.Pavarësisht të gjitha kërkesave për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmës, ne vazhdojmë të shohim vrasjen e të pafajshmëve”, është shprehur Borrell.
Kujtojmë se shtatë persona u vranë nga forcat izraelite, ndërsa po shpërndanin ndihmat për banorët në Gaza.
I pay tribute to the @WCKitchen staff members killed in an Israeli air strike in Gaza.
I condemn the attack and urge an investigation.
Despite all the demands to protect civilians and humanitarian workers, we see new innocent casualties.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 2, 2024