–U bënë një vit nga gjenocidi i vazhdueshëm izraelit në Gaza. Aty ku me gjithë arsenalin e Perëndimit, veçanërisht SHBA-së, Izraeli ka vrarë mbi 42000 palestinezë, shumica prej të cilëve fëmijë dhe gra, ka plagosur gati 100 mijë ndërsa dhjetëra mijëra janë varrosur nën gërmadha.
-Për çdo orë në Gaza vriten 15 njerëz, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë. Plagosen 35 njerëz, hidhen 42 bomba dhe shkatërrohen 12 ndërtesa.
-Derisa bombardon Gazën, Izraeli në heshtje ka vazhduar spastrimin etnik në Bregun Perëndimor dukë vrarë qindra e arrestuar mijëra palestinezë, duke shkatërruar të shtëpitë, të mbjellat dhe bagëtitë e palestinezëve e duke i zëvendësuar të njejtat me konlonë hebrenj.
-Për shkak se gjenocidi i 2023 është vazhdimësi e fushatës gjenocidiale sioniste që nga viti 1948, sulmi i Hamasit më 7 tetor është vetëm një alibi për të filluar përfundimisht realizimin ëndrrës së Izraelit të Madh./Shenja