Një aksident trafiku me fatalitet, e 19 me të lënduar u evidentuan dje (e premte).
Kështu për 24 orë ndodhën edhe 46 aksidente tjera me dëme materiale.
Po gjatë kësaj periudhe kohore u shqiptuan 2 mijë e 224 gjoba trafiku.
Vetaksidenti me fatalitet ndodhi në aksin rrugor Kllokot – Viti, mesnatën e së enjtes.
Kjo pasi automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar, duke lënë të vdekur kështu pasagjerin.