Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka thënë se qeveria britanike ka pasur “kontakte diplomatike” me grupin rebel sirian që përmbysi regjimin e Assadit.
Lammy tha se Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mbetet një organizatë terroriste e ndaluar, por Mbretëria e Bashkuar “mund të ketë kontakt diplomatik dhe kështu ne kemi kontakt diplomatik, siç do të prisnit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Homologu i tij amerikan, Antony Blinken tha të shtunën se SHBA kishte bërë “kontakt të drejtpërdrejtë” me rebelët e HTS që tani kontrollojnë Sirinë.
Vërejtjet e Lammyt vijnë pasi qeveria njoftoi një paketë ndihme humanitare prej 50 milion paund për sirianët e cenueshëm, përfshirë refugjatët në rajon.