Pas rishikimit të përputhshmërisë së Izraelit me ligjin ndërkombëtar humanitar gjatë operacioneve të tij ushtarake në Gaza, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Lammy ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po pezullon rreth 30 licenca eksporti për pajisje ushtarake.
30 licencat (nga gjithsej rreth 350) përfshijnë komponentë për avionë ushtarakë, helikopterë, drone dhe artikuj që lehtësojnë shënjestrimin në tokë.
Zyrtarët thonë se qeveria ka arritur në përfundimin se ekziston një rrezik i qartë që artikujt e eksportuar në Izrael mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar, shkruan euro news.al.Zyrtarët theksojnë se kjo nuk është një embargo armësh dhe se vlerësimi i qeverisë nuk është krijuar për të paragjykuar rezultatet e punës nga gjykatat ndërkombëtare, si ICJ dhe ICC.