Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Xhanluixhi Bufon, rikthehet të flasë për veten e vet, rolin e tij si drejtues i delegacionit në kombëtare dhe Juventusin e Tiago Motës, për të cilën nuk është aspak dakord kur krahasohet me Masimiliano Alegrin.
Në prononcimin e tij dhënë për “La Stampa”, Bufon e nis pikërisht me eksperiencën e tij në Kombëtare.
“Europiani? Nuk e mbaj mend çfarë i kam thënë grupit pas eliminimit, madje as kur jemi rikthyer në Koverçano në shtator. Kurrë nuk kam përgatitur një fjalim. Unë them fjalën e parë, ndoshta dhe të dytën e më pas nuk ndalem. Them vetëm atë që më buron nga shpirti. Ne nuk ishin një skuadër e dobët, por konkurruese. Disa më morën si të çmendur pas reflektimit tim sapo zbritëm në Fiumiçino, por unë mendoj kështu. Alkimia nuk ndodhi. Italia nuk fiton sepse është më e forta, por sepse diçka magjike krijohet kur ka vështirësi.
Përsa i përket Juventusit, kam respekt të madh për Tiagon dhe kam besim në atë që po ndërton.
Mendimi im? Duhet kohë kur ndërhyn kaq thellë. Ai është një trajner i përpiktë, i përgatitur dhe të gjithë duhet t’i japin dorën. Mos të bëjmë shaka, thjesht bëni këto krahasime, nuk bashkohen as në qiell e as në tokë Alegri me Motën. Njëri ka fituar shumë dhe tjetri sapo ka filluar. Kush i krahason, e bën nga dëshira për të mërzitur mjedisin.
Alegri më thoshte shpesh se unë jam i tillë ngaqë nuk e kuptoj çfarë rëndësie kam te të tjerët”, tha ndër të tjera Xhanluixhi Bufon.s.n.