Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në një konferencë për media ka thënë se në lidhje me çështjen e siç u shpreh, artefakteve të grabitura, ato janë të Kosovës dhe s’ka adilemë që ato i takojnë koleksionit publik muzeal të Kosovës.
Ai gjithashtu tha se në verën e vitit të kaluar, në kundër të dialogut, para përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ai tha se kanë prezantuar të gjitha dëshmitë të raport me këto artefakte.
“Në lidhje me çështjen e artefakteve të grabitura, fillimisht ato janë të Kosovës, pra nuk ka asnjë dilemë që ato i takojnë koleksionit publik muzeal të Republikës së Kosovës.
“Ndërsa në verën e vitit të kaluar, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, para ndërmjetësit Lajçak, ne kemi prezantuar të gjitha dëshmitë në raport me këto artefakte. Librat e kthimit, nënshkrimet e institucioneve të Serbisë, të viteve 98-99 kur janë marrë këto artefakte dhe fakti që ato janë marrë për ekspozim të përkohshëm që i bie, duhet të kthehen mbrapsht”, u shpreh ai.
Ministri Çeku tha se nga Lajçak ka pasur një disponim që kjo çëshje është shumë e qartë në kuptimin ligjor dhe në kuptimin e vendit të origjinës të cilës i takojnë ato artefakte dhe se kanë marrë premtimin që do të angazhohen në raport me palën tjetër.
Por, sipas Çekut, nga ai moment nuk kanë marrë informacion kthyes nga ndërmjetësi dhe u shpreh se kjo çështje duhet të marrë epilog.
“Edhe nga ndërmjetësi e kemi pasur një disponim që kjo çëshje është shumë e qartë në kuptimin ligjor dhe në kuptimin e vendit të origjinës të cilës i takojnë ato artefakte dhe kemi marrë premtimin që do të angazhohen në raport me palën tjetër”.
“Nga ai moment nuk kemi marrë informacion kthyes nga ndërmjetësi, ndonëse ia kemi rikujtuar këtë zotim në raport me artefaktet. Ne besojmë që kjo çështje duhet të marrë epilog, qoftë përmes dialogut, por jo si çështje e negocimit, sepse ato i takojnë Kosovën dhe duhet t’i kthehen Kosovës”, tha tutje Çeku.