Certifikohen anëtarë të rinj të Forcave Speciale të FSK-së

Certifikohen anëtarë të rinj të Forcave Speciale të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se sot janë certifikuar anëtarët e rinj të Forcave Speciale të FSK-së. Sipas ministrit, të gjithë janë të gatshëm për mbrojtjen e Kosovës, përcjell KosovaPost.

“Ushtria jonë po rritet e bashkë me të edhe njësia jonë elitare, Forca Speciale e Forcës së Sigurisë së Kosovës! Djem dhe vajza, të trajnuar me standardet më të larta të mbrojtjes dhe sigurisë janë nga sot të certifikuar e të gatshëm për mbrojtjen e atdheut!”, ka shkruar Maqedonci.

“Bashkë me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, sot uruam kursantët e certifikuar të Kursit Kualifikues për Forca Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni të veçantë”, ka theksuar tutje ai.

Maqedonci ka thënë se ka konfirmuar para tyre mbështetjen për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, si nevojë dhe obligim kushtetues e patriotik.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika