Shqipëria mësoi rivalët që do të ketë përballë në Euro 2024, duke u pozicionuar në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Për këtë short ka reaguar dhe sulmuesi i kombëtares kuqezi, Mirlind Daku, të cilit nuk i besohet grupi në të cilin Shqipëria do të bëjë pjesë dhe se gjithashtu thotë se skuadra është gati për këto përballje, pasi beson në aftësitë e shokëve të skuadrës.
“Çfarë është kjo miku im?! (Qesh). Ky iështë një nga grupet më të forta”.
“Besoj te kombëtarja ime, sepse ne treguam në kualifikuese se jemi ekip i fortë. Ne duhet ta shijojmë, ne duhet të luftojmë si gjithmonë dhe shpresoj unë si një lojtar i Rubinit të luaj atje. Faleminderit për mbështetjen e madhe që ju më keni dhënë mua, sepse pa ju nuk do të isha pjesë e këtij suksesi që patëm”.
“Spanjë, Kroaci, Itali bëhuni gati. Shihemi së shpejtë”, ka thënë Daku në video-mesazhin e publikuar nga klubi i tij, Rubin Kazan.
Etrit Berisha bën shaka me shortin e Shqipërisë, shton edhe Brazilin në grup
Lexo po ashtu
Etrit Berisha bën shaka me shortin e Shqipërisë, shton edhe Brazilin në grup
Daku ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm për Shqipërinë në ciklin kualifikues, teksa kontriboi me një gol dhe një asistim.