Të gjithë sytë u fiksuan në një orkestër që performonte simfoninë e pestë të Çajkovskit në Los Anxhelos të premten, kur një anëtar i publikut papritmas arriti një ‘orgazmë të plotë’.
Thuhet se britma e madhe shpërtheu papritur nga ballkoni në sallën e koncerteve Walt Disney, ballkon i cili kishte një turmë të madhe në të.
Anëtarët e audiencës më pas e kthyen kokën nga pjesa ku kishte ardhur zhurma, dhe aty ishte një grua e ulur pranë partnerit të saj, e cila ishte duke u përpjekur të mbushej me frymë, shkruan Daily Mail,
Shumë pjesëmarrës raportuan se kishin dëgjuar dikë të rënkonte gjatë pjesës së dytë të simfonisë, duke ndezur një debat të ashpër në internet mbi arsyen e këtij rënkimi.


























