Shtrëngimi në gjoks nuk tregon domosdoshmërisht një problem me zemrën. Mund të jetë për shkak të mosfunksionimit të sistemit gastrointestinal, mushkërive, muskulore etj.
Shtrëngimi dhe dhimbja në gjoks janë ndër arsyet më të zakonshme të vizitave në Urgjencë. Mendimi i parë kur përjetojmë këtë simptomë është se do të kemi një atak në zemër, por nuk është gjithmonë kështu.
Shihni të gjitha shkaqet e mundshme të shqetësimit.
Shkaqet kardiovaskulare
infarkti
angina (shqetësim për shkak të bllokimit të një ene gjaku që çon në zemër)
perikarditi (inflamacion i membranës që rrethon zemrën)
miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës)
kardiomiopati (çrregullim i muskujve të zemrës)
aortik diseksion (gjendje e rrallë në të cilën arteria kryesore e zemrës çahet)
Shkaqet gastrointestinale
refluks gastroezofageal/urth
probleme me gëlltitjen për shkak të çrregullimit të ezofagut
gurë në tëmth
inflamacion i fshikëzës së tëmthit
inflamacion i pankreasit
Për shkak të funksionit të dëmtuar të mushkërive
pneumoni
bronkit viral
pneumotoraks (rrjedhje e ajrit nga mushkëritë në gjoks)
Probleme me muskujt ose kockat
Lëndimi i brinjëve
tendosje muskulore ose sindroma e dhimbjes kronike
frakturë e shtypjes (shtrohet presion në një nerv ngjitur)
Shkaqe të tjera
herpes
sulm paniku
Në çdo rast, duhet të konsultoheni me një mjek.s.n.