Real Madridi e ka marrë epërsinë ndaj Gironas në ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Luka Modric ka shënuar gol në minutën e 41-të, shkruan Arbresh.info.
Kroati ka shënuar njërin nga golat më të bukur të këtij sezoni në La Liga.
Ai tashmë ka dy gola dhe tri asistime deri në këtë pikë të sezonit./Arbresh.info


























