Chelsea ka shënuar fitore ndaj West Ham United, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së pestë në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Nicolas Jackson, në minutën e 4’, pas një asistimi nga Jadon Sancho.
Nuk vonoi shumë dhe Jackson e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 18’, këtë herë u shërbye mirë nga Moises Caicedo. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, me një kundërsulm vrastar të kaltrit e realizuan edhe golin e tretë me anë të Cole Palmer.
Ky ishte epilogu final i kësaj përballje, me mysafirët që rrëmbyen tre pikët.
Chelsea pas fitores kalon përkohësisht në vendin e dytë me 10 pikë të grumbulluara, teksa West Hami në pozitën e 14-të me katër sosh. /Klankosova.tv.