Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka realizuar një fitore të thellë me rezultat 8-0 në ndeshjen miqësore kundër Estonisë.
Erëleta Memeti, futbollistja që luan për klubin gjerman Hoffenheim, ishte protagoniste kryesore e cila realizoi “hat-trick”, njofton Klankosova.tv.
Modesta Uka shtoi dy gola në këtë fitore, ndërsa Kaltrina Biqkaj, Gentiana Fetaj, dhe Valentina Limani kontribuan me nga një tundje rrjete, secila.
Kjo përballje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë.