Kolesteroli është një substancë yndyrore që mund të grumbullohet në gjak për shkak të zakoneve jo të shëndetshme të jetesës, të tilla si një dietë e pasur me yndyrna, mungesa e aktivitetit fizik, pesha e tepërt trupore, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit. Nëse lihen të pakontrolluara, nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, si sulmi në zemër ose në tru.
Kardiologu Oliver Guttmann rekomandon futjen e suplementeve dietike në rutinën e përditshme, së bashku me zakonet e jetesës së shëndetshme, për të kontrolluar në mënyrë efektive kolesterolin.
Acidet yndyrore omega-3
Guttmann fillimisht rekomandon acidet yndyrore omega-3 nga vaji i peshkut: “Acidet yndyrore omega-3 njihen për efektet e tyre të dobishme në shëndetin e zemrës. Ato reduktojnë inflamacionin dhe përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut.”
Sterolet dhe stanolet bimore
Sterolet bimore dhe stanolet mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit “të keq” LDLGuttmann shpjegon: “Sterolet dhe stanolet bllokojnë përthithjen e kolesterolit në zorrët, duke ulur kështu nivelin e tij në gjak. Gjithashtu, fibrat e tretshme, si psyllium, lidhen me kolesterolin dhe ndihmojnë nxjerrjen e tij nga trupi”.
Hudhra
Hudhra në formën e një suplementi ushqimor mund të zvogëlojë prodhimin e kolesterolit në mëlçi.
Niacina (vitamina B3)
Guttmann rekomandon gjithashtu niacinën: “Niacina rrit nivelet e kolesterolit “të mirë” HDL dhe ul kolesterolin “të keq” LDL. Kolesteroli LDL është lloji i kolesterolit që kontribuon në grumbullimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e problemeve kardiovaskulare.”