Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KEDS-i njofton për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Netanyahu: Qëllimet strategjike të Izr@elit dhe SHBA-së janë të sinkronizuara

    Netanyahu: Qëllimet strategjike të Izr@elit dhe SHBA-së janë të sinkronizuara

    Reagon Vuçiqi për Rezolutën e Srebrenicës

    Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri

    Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës

    Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës

    Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë

    Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë

    Basha: S’duhet të shkojmë në zgjedhje, jemi duke bërë punë të mira për qytetarët

    Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme

    Presidenti turk i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes kreut të OKB-së

    Presidenti turk i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes kreut të OKB-së

    Rifillon gjyqi penal ndaj ish Presidentit Trump

    Trump: Rritja e çmimeve të naftës i sjell përfitime SHBA-së

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Arr*estohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje të rënda

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çka përmban Pakoja e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e çka për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë e Turqinë

09 Nëntor 2023, 8:39
në Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian të mërkurën miratoi Pakon e Zgjerimit 2023, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit të bërë nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe për herë të parë edhe nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia në rrugët e tyre përkatëse drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, dhënien e statusit kandidat Gjeorgjisë, si dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me BeH, pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë.

Në veçanti, raporti fokusohet në progresin në zbatimin e reformave themelore, si dhe në dhënien e udhëzimeve të qarta për prioritetet e reformave të ardhshme.

“Anëtarësimi është dhe do të mbetet një proces i bazuar në merita, plotësisht i varur nga progresi objektiv i arritur nga secili vend”, thuhet në pakon e zgjerimit.

Ballkani Perëndimor – Çka thotë Pakoja e Zgjerimit

Kosova mbeti e përkushtuar në rrugën e saj evropiane. Vendi vazhdoi të përafrohet plotësisht vullnetarisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke përfshirë dënimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe miratimin e masave kufizuese kundër saj. Periudha raportuese dëshmoi arritje legjislative, duke përfshirë një reformë të rëndësishme zgjedhore. Megjithatë, duhet bërë më shumë punë, duke përfshirë planin e veprimit për reformat në drejtësi. Më 1 janar 2024 do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën.

Reklama

Situata në veri të Kosovës është prekur nga disa kriza, ku e fundit ishte sulmi i dhunshëm kundër policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, teksa është arritur një marrëveshje në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Kosova dhe Serbia ende nuk e kanë filluar zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse, të cilat janë të detyrueshme për palët dhe pjesë kyçe e rrugëve të tyre evropiane.

Mali i Zi – Progresi në reformat e anëtarësimit në BE është kryesisht i ngecur, pasi që Mali i Zi ka vuajtur nga polarizimi i thellë dhe paqëndrueshmëria politike në periudhën raportuese. BE-ja mirëpret konstituimin e parlamentit të ri dhe formimin e qeverisë, e cila ne presim të demonstrojë me shpejtësi kapacitetin dhe përkushtimin e saj për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së, si dhe të zbatojë reformat në lidhje me anëtarësimin në BE.

Reklama

Përgjithësisht, progresi në negociatat e anëtarësimit do të varet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit (d.m.th. përmbushja e standardeve të përkohshme të përcaktuara në kapitujt 23 dhe 24). Mali i Zi vazhdon të përafrohet plotësisht me Politikën e Përbashkët të Sigurisë së Jashtme.

Serbia vazhdoi zbatimin e reformave në lidhje me anëtarësimin në BE, duke përfshirë edhe në fushën e sundimit të ligjit. Serbia filloi zbatimin e amendamenteve kushtetuese të vitit 2022 për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe miratoi legjislacionin e ri për media. Zbatimi i këtij ligji  për media mund ta përmirësojë ndjeshëm mjedisin rregullator.

Megjithatë, do të nevojiten ndryshime të mëtejshme për të qenë plotësisht në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane. Serbia duhet të përmirësojë, si çështje prioritare, përafrimin e saj me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese dhe deklaratat ndaj Rusisë. Nevojitet gjithashtu punë e mëtejshme dhe angazhim politik për zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit. Vlerësimi i Komisionit mbetet se Serbia i ka përmbushur teknikisht standardet për hapjen e grupit 3 (konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse).

Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar llogaridhënie për sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës të 24 shtatorit dhe sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj. Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, teksa është arritur një marrëveshje në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Serbia dhe Kosova ende nuk e kanë filluar zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse, të cilat janë të detyrueshme për palët dhe pjesë kyçe e rrugëve të tyre evropian.

Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet kanë deklaruar vazhdimisht se anëtarësimi në BE mbetet qëllimi i tyre strategjik. Maqedonia e Veriut ka vazhduar të përafrohet plotësisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Vendi ka arritur gjithashtu progres deri diku në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin e migracionit.

Si vend negociues, Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, duke përfshirë gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e administratës publike, duke përfshirë menaxhimin e financave publike dhe prokurimin publik. Maqedonia e Veriut është zotuar t’i lansojë dhe t’i arrijë ndryshimet relevante kushtetuese si çështje prioritare, me synimin që t’i përfshijë qytetarët që janë pjesë e popujve të tjerë. Ka pasur mbarëvajtje të procesit të shqyrtimit të acquis të BE-së dhe autoritetet kanë treguar nivel të lartë përkushtimi. Komisioni i paraqiti Këshillit raportet e shqyrtimit për grupin themelor për Maqedoninë e Veriut në korrik dhe pret përcjellje të shpejtë, me synimin për hapjen e negociatave për këtë grup deri në fund të vitit.

Shqipëria vazhdoi të demonstronte vendosmërinë e vet për të zbatuar reformat e BE-së dhe për të arritur progres në reformat e “grupit themelor”. Përafrimi i vazhdueshëm dhe i plotë me  Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së ishte gjithashtu një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike të vendit për anëtarësim në BE.

Nevojiten përpjekje të mëtejshme për lirinë e shprehjes, çështjet e pakicave dhe të drejtat pronësore, si dhe në fusha kyçe të sundimit të ligjit, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka pasur mbarëvajtje të procesit të shqyrtimit të Acquis të BE-së dhe autoritetet kanë treguar nivel të lartë përkushtimi. Komisioni i paraqiti Këshillit raportet e shqyrtimit për grupin themelor për Shqipërinë në korrik dhe pret përcjellje të shpejtë. Ai synon që deri në fund të vitit të hapë negociatat e anëtarësimit për grupin 1 (themeloret).

Bosnjë dhe Hercegovina – Kur bëhet fjalë për Bosnjë dhe Hercegovinën, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit.

Vendi duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të përmbushur prioritetet kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit për aplikimin për anëtarësim në BE. Komisioni do ta monitorojë vazhdimisht progresin dhe pajtueshmërinë në të gjitha fushat që lidhen me hapjen e negociatave dhe do t’i raportojë Këshillit më së voni në mars 2024.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, statusi i kandidatit i marrë vitin e shkuar solli një dinamikë pozitive shumë të nevojshme. Qeveria e re është krijuar me shpejtësi pas zgjedhjeve dhe ka filluar të realizojë reforma, veçanërisht përmes amendamenteve që vendosin kontrollin e integritetit në gjyqësor. Megjithatë, kërkohen përpjekje të mëtejshme. Kjo përfshin miratimin e reformave të rëndësishme të sundimit të ligjit dhe gjyqësorit, si dhe përparimin me reformat kushtetuese dhe zgjedhore, të cilat janë prioriteti më i madh për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Është gjithashtu e rëndësishme të ruhet rendi kushtetues i vendit.

Masat secesioniste dhe autoritare të prezantuara në entitetin e ‘Republika Srpska’ nuk janë në përputhje me rrugën e BE-së. Kërkohen përpjekje të mëtejshme që Bosnjë dhe Hercegovinë t’i përmbushë prioritetet kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit për aplikimin për anëtarësim. Prandaj, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit.

Po çfarë thotë Pakoja e Zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë?

Në raport bëhet e ditur se Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, dhënien e statusit kandidat Gjeorgjisë.

Marrë parasysh rezultatet e arritura nga Ukraina dhe Moldavia, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për reforma, Komisioni i ka rekomanduar që Këshilli të hapë negociatat e anëtarësimit me të dyja vendet.

Për më tepër, Komisioni rekomandon që Këshilli të miratojë kornizat e negociatave pasi Ukraina dhe Moldavia të kenë miratuar disa masa kyçe. Komisioni është i gatshëm t’i raportojë Këshillit deri në mars 2024 për progresin në lidhje me këto masa.

Në rastin e Gjeorgjisë, marrë parasysh rezultatet e arritura, Komisioni rekomandon që Këshilli t’i japë Gjeorgjisë statusin e një vendi kandidat duke e kuptuar se janë ndërmarrë një sërë hapash.

Pakoja e Zgjerimit për Turqinë  

Turqia mbetet një partner kyç për Bashkimin Evropian dhe një vend kandidat, por negociatat e  anëtarësimit mbeten të ngecura që nga viti 2018, në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian.

Vendi nuk e ka përmbysur trendin negativ të largimit nga Bashkimi Evropian dhe reformat e lidhura me anëtarësimin i ka kryer në shkallë të kufizuar. Bashkëpunimi me Turqinë në fusha me interes të përbashkët vazhdoi në fusha esenciale si lufta kundër terrorizmit, ekonomia, energjia, siguria ushqimore, migrimi dhe transporti.

Turqia duhet të ndërmarrë hapa të vendosur për të përmirësuar ndjeshëm përafrimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si dhe për të rritur bashkëpunimin për parandalimin dhe zbulimin e anashkalimit të masave kufizuese. Pas marrjes së detyrës nga Këshilli Evropian, Përfaqësuesi i Lartë dhe Komisioni do t’i paraqesin Këshillit, në muajin nëntor, një raport për gjendjen e marrëdhënieve BE-Turqi, duke u mbështetur në instrumentet dhe opsionet e identifikuara nga Këshilli Evropian dhe me synimin për të vazhduar në mënyrë strategjike dhe largpamëse.

Hapat vijues

Tani i takon Këshillit t’i marrë parasysh rekomandimet e sotme të Komisionit dhe të marrë vendime për hapat vijues në procesin e zgjerimit.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KEDS-i njofton për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

24 minuta më parë
Netanyahu: Qëllimet strategjike të Izr@elit dhe SHBA-së janë të sinkronizuara

Netanyahu: Qëllimet strategjike të Izr@elit dhe SHBA-së janë të sinkronizuara

31 minuta më parë
Reagon Vuçiqi për Rezolutën e Srebrenicës

Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri

43 minuta më parë
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës

Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH