Mbretëria e Arabisë Saudite feston 22 shkurtin si Ditën e Themelimit dhe Cristiano Ronaldo, i cili u transferua në Al-Nassr, i uroi sauditët për këtë datë të rëndësishme, duke veshur kostumin tradicional dhe duke pirë kafe nga një filxhan i vogël.
Portugezi ka postuar në rrjetet sociale një pjesë të festës në të cilën ka marrë pjesë, e një pozë veçanërisht interesante ka qenë kur ka qenë duke pirë kafe nga një filxhan i vogël.
Gjithashtu, në kuadër të performancës, Ronalo ka mbajtur një shpatë dhe ka dërguar një mesazh urimi.
“Gëzuar ditën e themelimit të Arabisë Saudite. Ishte një eksperiencë e veçantë të merrje pjesë në festën e Al-Nassr”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.


























