Përditësimi i fundit i numërimit të votave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tregon për deputetët më të votuar nga kjo parti.
Ballkani.info ka siguruar listën e përditësuar dhe aty shihet se Bedri Hamza është kandidati më i votuar me 141,400 vota.
Vlora Çitaku ka marrë 32,193 vota, dhe Sala Jashari ka arritur 30,703 vota.
Garë e fortë për një vend në parlament është mes Bekim Haxhiut, Abelard Tahirit dhe Rashit Qalajt.



























