Vjosa Osmani, presidente e vendit, ka thënë se FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë, dhe se e ardhmja është euroatlantike.
Ajo ka shkruar se si komandante supreme ka falënderuar FSK-në për rezultatin e arritur.
“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik”, ka shkruar Osmani në Facebook.


























