Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 23”, ka thënë se ushtrimet e FSK-së janë historike, pasi që është ushtria më e re në botë.
“Ju jeni gardian të paqes në një botë komplekse, në këtë stërvitje ndërkombëtarë ju jeni krahas ushtrive më të mëdha të botës, ju qëndroni të bashkuar në një kauzë të vetme. Ky ushtrim ndërkombëtar është simbol i vendosmërisë, ky ushtrim është historik, e veçanërisht për ushtrinë më të re të FSK-së”, theksoi ajo.
Presidentja duke folur për rrugëtimin e FSK-Së, ka falënderuar edhe SHBA-në, për mbështetjen e dhënë për FSK.


























