Shkruan: Dorajet Imeri
Vuçiq, si mbetje e Millosheviqit, vazhdon të luajë një rol të njohur për të, atë të propaganduesit të keq. Si mjeshtër i kësaj fushe, i dëshmuar që në kohen e regjimit gjenocidal serb, ai po përpiqet të ndërtojë një narrativë të re në raport me vizitën e kryeministrit të Kosovës në Paris. Përmes kësaj, synon të krijoj përshtypjen se kinse çdo lëvizje e Kosovës, është nën dijeninë e tij.
Kjo është lehtësisht e lexueshme si strategji propoagandistike, të përçojë pasiguri te qytetarët dhe institucionet e Kosovës, ndërsa njëkohësisht të paraqes Serbinë si në avantazh ndaj vendit tonë.
Në realitet, avancimi i pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare nënkupton më shumë siguri dhe prosperitet jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për rajonin në tërësi. Ai gjithashtu përfaqëson konsolidimin e vlerave demokratike dhe perëndimore, çka bije ndesh me qasjen dhe synimet destabilizuese të Serbisë. Prandaj, propaganda serbe ka në thelb një qellim të qartë, ajo është antiperëndimore e antidemokratike.
Duke mbijetuar për kaq gjatë në politikë, Vuçiq ka filluar të paraqitet si një lloj ‘’profeti’’, ai që i di të gjitha, përmes imagjinatës së tij të shthurur. Në të vërtetë, kjo është pasoja e humbjes së ndikimit real të Serbisë në Kosovë. Për të, propaganda ka mbetura i vetmi mjet për të ruajtur pushtetin. Fakti që ai vazhdon të propagandojë pothuajse çdo ditë, tregon se rrjeti i rij i ndikimit dhe spiunazhit është goditur, ndërsa ai po përpëlitet pashpresë në mungesë të alternativave reale.
Sa herë që Vuçiq përballet me vështirësi te brendshme në Serbi, ai aktivizon një retorikë ‘’patriotike’’, sidomos kur dihet se në ditët në vijim pritet të mbahen zgjedhjet lokale në së paku dhjetë komuna, të cilat, nëse nuk i manipulon, do t’i humbë me shume gjasë.
Kosova, nuk është më arena e këtyre narracioneve, ndërsa shihen qartë dhe kuptohen qëllimet dhe prapavija e tyre.


























