Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të premten.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, Netanyahu hyri në sallë dhe iu afrua podiumit për të folur në seancën e 79-të të asamblesë.
Gjithashtu, vënë në pah mediat turke, shumë delegacione të tjera iu bashkuan protestës nga përfaqësuesit e Turqisë dhe gjithashtu u larguan nga salla.