Protestuesit e ekstremit të majtë me duart e tyre të mbuluara me bojë të kuqe, ndërprenë vazhdimisht seancën dëgjimore të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, mbi ndihmën ushtarake amerikane.
Ata kërkuan nga Washington që të ndalen së financuari Izraelin në luftën kundër Hamasit, duke bërë thirrje për armëpushim.
Disa prej tyre kishin shkruar në duar “Gaza e lirë” dhe “nuk ka më Izrael”, derisa tjerët brohorisnin “paqe tani”, “palestinezët nuk janë kafshë”.
Një burrë kishte veshur një këmishë me mbishkrimin: “Mjaft mbështetet gjenocidin”, e duke parë se disa herë i është ndërprerë fjala, Blinken u detyrua ta shtyjë ceancën.


























