AGK, ka reaguar për dëmtimin e veturës së së drejtoreshës së medias online “KoSSev”, Nevenka Medic, që ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës.
Në reagim kërkohet hetimi dhe zbardhja e rastit.
Postimi i plotë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon aktin e dëmtimit të veturës së drejtoreshës së medias online “KoSSev”, Nevenka Medic, që ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës.
“Nuk mund të drejtoj gishtin ndaj askujt, nuk jam e përfshirë në ndonjë biznes të paligjshëm, nuk kam armiq personalë, jam e sigurt që kjo ka të bëjë me punën që po bëj,” ka thënë Medic lidhur me rastin.
AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë dhe zbardhë rastin në fjalë.