Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë penguar deputetët e Listës Serbe që të hyjnë dhe të ulen në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ky veprim i deputetëve të VV-së mësohet se ka ardhur si rrjedhojë që deputetët serbë nuk janë distancuar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veriun e Kosovës dhe vijojnë të vijnë në Kuvend vetëm një herë në gjashtë muaj sa për të mos e humbur mandatin e deputetit.