Anëtari i Parlamentit arabo izraelit Ahmed al-Tiybi tha se me përmbysjen e regjimit të Asadit në Siri, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “diktatori i fundit në këmbë” i Lindjes së Mesme, transmeton Kosova Post.
Kryetari i Partisë së Listës së Përbashkët Tiybi, në fjalimin e tij në seancën e Knesset, argumentoi se kryeministri izraelit Netanyahu është “diktatori i fundit” i Lindjes së Mesme.
“PAS ASADIT, JU JENI DIKTATORI I FUNDIT I LINDJES SË MESME”
Duke iu drejtuar Netanyahut, Tiybi tha: “Ju jeni diktatori i fundit i Lindjes së Mesme që qëndron pas përmbysjes së regjimit të Asadit”. tha ai.
Deputeti izraelit Tiybi shpesh bën deklarata duke kritikuar Netanyahun nga foltorja parlamentare në lidhje me sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza dhe diskriminimin sistematik në territoret e pushtuara palestineze./KosovaPost