Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, thotë se projektet e caktuara për komunat veriore të mbështetura nga qeveritë e kaluara kanë përfunduar në xhepat e Milan Radoiçiqit, personit përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Dugolli tha se në të kaluarën nuk është investuar në veri, buxhet ka pasur, por që sipas tij, është vjedhur.
Sipas tij, qeveria e tanishme nuk do të lejojë që buxheti i paraparë për komunat veriore të përfundojë në duar të bandave kriminale.
“Unë pajtohem plotësisht se investimet duhet të shtohen në atë pjesë edhe do të shtohen, pa dyshim. Por, më jo – asnjëherë nuk do të përfundojnë në xhepat Radoiçiqti e bandave kriminale, të cilat atë pjesë të popullit atje e kanë mbajtur të terrorizuar e të mbajtur peng”, shtoi deputeti i pozitës.