Para se të fillonte, mendohej të ishte një super ndeshje.
Megjithatë derbi i kësaj jave në Serie A, nuk i përmbushi aspak pritshmëritë.
Milan dhe Juventus e mbyllën takimin ashtu siç e nisën, pa asnjë gol të realizuar dhe me raste të pakta shënimi, raporton Klankosova.tv.
Kjo që ndodhi në “San Siro” nuk i shkon aspak për shtati “Rosonerëve” pasi tani kanë ngelur plot 9 pikë prapa liderit, rivalit të qytetit, Inter.
Larg “Nerazzurëve”, juventinët mbeten larg me 3 pikë diferencë, kurse nëse Napoli fiton nesër ndaj Romës, atëherë Amir Rrahmani me shokë do të riktheheshin në vendin e parë.