Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, i cili lidhet me rastin e datës 27.08.2024 ku ishte raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, e ku mbeti i plagosur një person.
Nga hetuesit policorë gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast.
I dyshuari me inicialet Sh.A, 29-vjeçar, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.