Deri në dy orë është pritja e kolonave të veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë, ndërsa deri në 50 minuta të Dheu i Bardhë. E te kjo e fundit, pritja për të hyrë në vendin tonë është 20 minuta.
Në Jarinjë veturat presin deri në një orë për të hyrë në Kosovë, ndërkaq 30-40 minuta për të dalë nga Kosova.
Në pikëkalimin kufitar në Muçubabë pritjet për të dalë nga shteti ynë janë deri në 25 minuta, njoftojnë nga Qendra Kombëtare Për Menaxhim Kufitar.