Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka deklaruar se po e përdor Ligën e Kombeve si një platformë për të zgjeruar grupin e lojtarëve për t`i pasur në dispozicion dhe do të vazhdojë me këtë mënyrë pavarësisht rezultateve.
Franca është mposhtur nga Italia, por ka arritur ta mposhtë Belgjikën.
“Jam i vendosur në kursin tim, për të vendosur sa më shumë lojtarë të jetë e mundur në situata ku mund t’i testojmë. Është momenti për ta bërë këtë, edhe nëse humbasim ndeshje. Jam plotësisht i vetëdijshëm që nuk po e vendos ekipin në kushtet më të mira. Por kjo është diçka që duhet të kalojmë. Na jep përgjigje”, ka thënë ai.
Deschamps ka theksuar se nuk ka asnjë shqetësim për formën e Kylian Mbappe dhe pret që sulmuesi i ri i Real Madridit të rigjejë ritmin e tij të shënimit sapo të arrijë në formë të plotë fizike./rtk