Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, po qëndron në Kosovë për 25 vjetorin e Masakrave të Reçakut.
Ai me këtë rast ka shprehur një dëshirë të tij, se dëshiron të varroset në Kosovë kur të vdes.
“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, ka thënë ai, në Kanal10.
Walker, gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera në këtë fshat.