Një shtetase e huaj ka humbur jetën sot pas rrëshqitjes së një oteku të bores në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, përcjell KosovaPost.
Vdekjen e gruas 54-vjeçare, e ka konfirmuar edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës teksa kanë publikuar informata më të hollësishme lidhur me rastin.
“Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematikadhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshuar “Foleja e Shqiponjave, zakonisht faqe malore që njihet si problematike për krijimin e orteqeve. Anëtarët tanë së bashku me patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Kjo shoqatë bën apel që të ketë kujdes të shtuar gjatë skijimit jasht shtigjeve zyrtare.