Policia nё Istog kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin me inisicale E.G. i lindur më 1992, si dhe bashkëshortën e tij, pasi kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё.
“Menjёherё rastit iu kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin E.G. i lindur me 1992. I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.