Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Laura Nushi, ka konfirmuar për RTK-në se dhjetë minatorë janë të lënduar, dy me lëndime në sy dhe janë hospitalizuar në Repartin e Oftalmologjisë, ndërsa tetë të tjerë priten të lëshohen në shtëpi me lëndime të lehta.
Shtatë minatorë janë në gjendje të rëndë pasi u ka rënë acidi në trup.
Lajmin për RTK-ne e ka konfirmuar Destan Kerleshi nga Sindikata e minatorëve të Trepçës.
Ai ka bërë të ditur se minatorët e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.