Një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dje në Prishtinë.
Pas incidentit situata raporton Policia e Kosovës u përshkallëzua, meqë edhe djali i çiftit është përleshur me babain e tij, transmeton klankosova.tv.
Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.
Sipas vendimit të prokurorit, bashkëshorti i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali është liruar në procedurë të rregullt.
”Viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe pas kësaj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar është përleshur fizikisht me babain e tij. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali i saj është liruar në procedurë të rregullt”.