Te Brazili ka sosur durimi me Dorival Junior, i cili ishte shumë larg pritshmërive që kanë tifozët për ‘seleçaon’.
Disfata e rëndë, Brazili shkarkon Dorival Junior! Ancelotti në ‘pole-position’ për ‘seleçaon’Trajneri i shkarkuar i Brazilit Dorival Junior
Dorival Junior nuk është më trajner i Brazilit. Federata braziliane ka vendosur të shkarkojë trajnerin pas humbjes 4-1 kundër Argjentinës, që ishte edhe humbja më e rëndë në historinë e Brazilit në kualifikueset e Botërorit.
Mediat në Brazil, që gjejnë konfirmim edhe në Evropë, shkruajnë se Brazili pret Carlo Ancelottin, trajnerin e Real Madrid që mund të largohet në qershor pas Botërorit të klubeve. Në rast se nuk konkretizohet pista e Ancelottit, plani B i Brazilit është portugezi Jorge Jesus.sh.com.